Wednesday, April 23, 2025



Memoriali i Skënderbeut – një vend historik i rëndësishëm ku më 2 Mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu. Ky objekt kulti, që ka shërbyer si kishë dhe xhami në periudha të ndryshme, daton nga shekulli XIV dhe i përket stilit bazilikor, me përmasa 17 metra gjatësi dhe 8 metra gjerësi. Në muret e tij ndodhet një afresk i Shën Nikollës.

Sipas legjendave, në vitin 1478, pas pushtimit të Lezhës nga turqit, varri i Skënderbeut u shkatërrua dhe eshtrat e tij u morën nga ushtarët, të cilët i mbështollën me flori dhe argjend, duke i përdorur si hajmali për pathyeshmëri në beteja. Memoriali i Skënderbeut mbetet një prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë shqiptare.

Përveç mureve të kishës, në këtë objekt ndodhet absida ku gjendet busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret, si dhe tre harqet mbi derën e kishës. Gjithashtu, në muret janë varura 25 mburoja prej bronzi që përshkruajnë 25 betejat madhore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje prej bronzi të shpatës dhe përkrenares së tij.

No comments:

Post a Comment

                                                                                              TEMA:  Lezha : Kulturë dhe Histori Qëllimi p...