Kujdesi për të shkuarën, investim për të ardhmen
Shtëpia e
Mlikajve është një ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore
në qytetin tonë. Ajo është shpallur monument kulture i kategorisë së parë. Kjo
banesë u ndërtua në vitin 1910 dhe përfaqëson një model tipik të shtëpive
qytetare me çardak ,me stilin
tradicional shqiptar.
Deri në vitin
1991, një pjesë e kësaj shtëpie përdorej si muze, ku vizitorët mund të
njiheshin me mënyrën e jetesës dhe kulturën e kohës. Megjithatë, menjëherë pas
vendosjes së pluralizmit dhe fillimit të tranzicionit politik, familja Mlikaj e
ktheu shtëpinë në banesë dhe përfitoi pronësinë e plotë të saj.
Një nga
elementët më të veçantë të kësaj shtëpie është çardaku, i cili ndërtohet
zakonisht në fasadën kryesore. Ajo ka
qenë hapur dhe ka shërbyer si një ambient ndërlidhës për hapësirat e tjera te baneses . ”Shtëpia e Mlikajve “i
përket tipit me çardak, dhe ky element e bën atë të dallohet menjëherë për
vizitorët dhe studiuesit e arkitekturës tradicionale dhe është shpallur
monument kulture i kategorisë së parë.
Sot, kjo banesë mbetet një dëshmi
e gjallë e historisë, kulturës dhe mënyrës së jetesës së qytetarëve shqiptarë
në fillim të shekullit XX. Ajo është
vlerësuar si pjesë e identitetit tonë kombëtar. Megjithatë, aktualisht
kjo banesë përballet me sfida serioze që kërcënojnë integritetin e saj fizik. Një pjesë e saj perdoret aktualisht si banesë dhe gjatë rikonstruksionit e ka humbur identitetin e saj. Muret janë plasaritur,
suvaja ka rënë dhe çatia është në rrezik shembjeje, duke e bërë të domosdoshme
një ndërhyrje emergjente. Gjthashtu mbetjet urbane dhe tregu i rrobave të perdorura ne oborrin e shtëpisë jane nje problem tjetër . Për të ruajtur këtë pasuri të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore,
është e nevojshme që institucionet përkatëse të marrin masa për restaurimin dhe mirëmbajtjen e saj.Kalaja
e qytetit është një prej monumenteve më të rëndësishme historike. Por sot, ajo
mbetet jashtë itinerarit të shumicës së turistëve që vizitojnë zonën. Arsyeja?
Një rrugë tepër e ngushtë për autobusët e mëdhenj që transportojnë vizitorët.
Përkundër
potencialit të jashtëzakonshëm që ka për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin
ekonomik e kulturor të zonës, Kalaja vazhdon të mos shfrytëzohet në mënyrë të
denjë përmes turizmit. Agjencitë turistike shpesh detyrohen ta shmangin këtë
destinacion për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme. Autobusët nuk mund
të kalojnë në rrugicat e ngushta që të çojnë drejt hyrjes kryesore të kalasë,
duke penguar kështu grupe të mëdha vizitorësh të eksplorojnë këtë pasuri
historike. Zgjidhjet
janë të mundshme – ndërtimi i një rruge alternative, përmirësimi i aksesit me
mjete më të vogla, ose organizimi i transportit lokal me minibusë që përshtaten
me rrugët ekzistuese. Megjithatë, mungesa e investimeve konkrete vazhdon ta
lërë kalanë në harresë.
Zona
arkeologjike e gurëve ilirë, një dëshmi e rrallë e jetës dhe qytetërimit
paraardhës në trojet tona, është dëmtuar rëndë pas viteve 1990, kur u kthye në
një zonë të banuar pa asnjë kontroll urbanistik apo mbrojtje institucionale.
Gurë
me vlera të jashtëzakonshme historike, që dikur qëndronin si dëshmi të një
qytetërimi të hershëm ilir, sot janë të rrethuar nga ndërtimet e
pakontrolluara, ndërsa shumë prej tyre janë zhvendosur, dëmtuar apo zhdukur
plotësisht. Aty ku dikur studiuesit vinin për të hulumtuar të kaluarën, sot
mbizotërojnë ndërtesa pa leje, rrugë të improvizuara dhe mungesë totale e
respektit për trashëgiminë kulturore.
Ky
shkatërrim nuk ndodhi brenda natës. Me rënien e regjimit dhe mungesën e një
vizioni të qartë për ruajtjen e vlerave kombëtare, zona e gurëve ilirë u
injorua nga autoritetet për vite me radhë. Përfituesit ishin individë që
ndërtuan mbi historinë, ndërsa humbësit ishim të gjithë ne – si qytetarë, si
trashëgimtarë të një kulture të pasur dhe si një komb që përherë është krenuar
për rrënjët e tij të lashta.
Arkeologët
dhe specialistët kanë ngritur zërin herë pas here, por dëmet tashmë janë bërë
të parikuperueshme në shumë pjesë të zonës. Mungesa e hartave të mirëfillta
arkeologjike, mungesa e mbrojtjes ligjore efektive dhe neglizhenca
institucionale kanë lejuar që kjo trashëgimi të fshihet pak nga pak nga
realiteti ynë.
Punoi
: Melina Petani
No comments:
Post a Comment